“Eksodi”, Basha nga Fieri: Asnjë
s'po ikën nga qefi, por nga nevoja

“Eksodi”, Basha nga Fieri: Asnjë<br />s'po ikën nga qefi, por nga nevoja
FIER - Lideri i Opozitës, Lulzim Basha është ndalur në Cakran të Fierit, një nga fshatrat më të prekur nga eksodi i javëve të fundit. Basha vuri në dukje se asnjë nuk po ikën për qejf, por nga pamundësia për të përballuar jetesën, pasi Rama Meta e kanë zhytur Shqipërinë në mjerim.

“Njerëzit po ikin nga e gjithë Shqipëria, po ikin nga e keqja. Asnjë nuk po ikën për qejf. Po ikin se s’kanë punë, s’kanë lekë, po ikin se s’kanë bukë, po ikin se nuk kanë shpresë. Varfërinë e kanë pesëfishuar. A e dini ju që numri i shqiptarëve që jetojnë me një dollar, me 1 mijë lekë të vjetra në ditë është pesëfishuar në një vit?! Fatkeqësi për qytetarët, luks për qeveritarët. Prandaj, në 21 qershor, ju keni në dorë jo vetëm t’i thoni ndal së keqes por edhe të rikthejmë shpresën”, tha Basha.

Disa banorë të Cakranit, të prekur nga fenomeni i eksodit shprehen se nuk kanë asnjë të ardhur, pasi janë të papunë dhe pikërisht gjendja e rëndë ekonomike I ka detyruar që të gjejnë zgjidhje tjetër.
“Mua më ka ikur një djalë 15 vjeç. Këtu e gjejnë veten të pasigurt, të pashpresë. Kam një mulli bluajtje. Vijnë goxha burra, qajnë në pikë të lotit, se s’kanë të marrin kilen e miellit” u shpreh një qytetarë i Cakranit.
Ndërsa një i ri u shpreh se të gjithë djemtë e ri që janë në fshat do ikin, sepse këtu skemi asnjë shpresë.
“ Më thonë këta, sill fatura 70 mijë lekë, 100 mijë lekë në muaj. Ku do mbytem unë?! Urdhëro, unë jam pa punë, fëmijët pa punë, ku do ushqehem unë, jam bërë të var veten. Do ul taksat, tha, do ul çmimin e plehrave. Cilin çmim, cilën taksë”, shprehen qytetarët.

Ikjet masive të qytetarëve vazhdojnë, përfaqësitë diplomatike në vendin tonë, kanë paralajmëruar se azili do t’u refuzohet të gjithëve.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar