Në “Camp Nou” në prani të mbi 98 mijë tifozëve dhe në sytë e mbarë botës ndeshja e javës së 28-të u shkon katalanasve që tashmë thellojnë diferencën në krye të klasifikimit me 4 pikë më shumë se madrilenët.
Llogaritë e ndeshjes i hap një gol me kokë i mbrojtësit francez Mathieu në minutën e 19-të ndërsa Reali kundërpërgjigjet me golin e Cristiano Ronaldos në minutën e 31-të.
Në pjesën e dytë vendoset fati i takimit dhe këtë e bën uruguajani Luis Suarez që me mjeshtëri në minutën e 56-të kalon topin pas shpinës së Casillas dhe vendos shifrat finale 2-1 për Barcelonën. Moment shumë i keq për Realin dhe trajnerin Ancelotti që ka vetëm një fitore në 4 javët e fundit të kampionatit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)