“El Clasico” Reali i Madridit fiton
bindshëm përballë Barcelonës

“El Clasico” Reali i Madridit fiton<br />bindshëm përballë Barcelonës
“El Clasico” e parë shkon për Realin e Madridit. Kampionët e Europës siguruan një fitore bindëse përballë kundërshtarëve historikë me rezultatin e pastër 3-1 në mitikun “Santiago Bernabeu”. Barcelona ashtu sikur parashikohej edhe nga kompanitë e basteve do ta kishte shumë të vështirë përballë një Reali që vinte super i motivuar pas ecurisë mjaft të mirë në kampionat dhe në Champions League. Por fillimi theu të gjitha pritshmëritë, pasi Barcelona arriti që të shënonte me Neymar në një aksion pa shumë pretendime në të 3’ duke vendosur heshtjen në stadium me frikën se po përsëritej historia e edicioneve të kaluara. Megjithatë pa u mbyllur pjesa e parë, Ronaldo në të 35’ vendos barazimin me penallti, teksa arbitri drejtoi gishtin nga 11-metërshi, pasi Pike devijoi topin me dorë qëllimisht për ta larguar nga këmbët e Benzemasë.

Ronaldo përpos barazimit theu edhe rekordin e Bravos që nga fillimi i kampionatit nuk kishte pësuar asnjë gol. Goli rriti presionin e vendasve edhe me ndihmën e tifozëve që nuk ndaluan që përkrahuri ‘galaktikët’. Pjesa e dytë nis akoma më e mirë për të besuarit e Ancelotit që kalojnë në avantazh me mbrojtësin portugez, Pepe. Pikërisht këtu filloi edhe kthesa e madhe, pasi Barcelona humbi ritmin dhe qetësinë, teksa as Neymar, Mesi, Iniesta apo Xavi nuk ishin në formë, ndërsa paraqitja e Luis Suarez, që debutoi me katalanasit linte për të dëshiruar duke qenë shumë larg paraqitjes me Liverpulin dhe shumës që u ble.

Trajneri mik, Enrike mundohet të inkurajojë të tijët, por idetë nuk mjaftojnë nëse nuk përgjigjen këmbët, ndërsa në krahun tjetër aksionet nuk kanë fund dhe nuk kalon shumë për të ngritur peshë stadiumin për herë të tretë në të 61’, këtë herë me francezin Benzema. Në minutat e mbetura Reali mund ta kishte thelluar akoma më shumë rezultatin, por paqartësia para mbrojtjes u mohoi disa gola. Megjithatë, pikët kanë më shumë rëndësi dhe me këtë fitore Reali ngjitet në vendin e dytë me vetëm një pikë pas Barcelonës duke rihapur luftën.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë