“El Clasico”, Ronaldo në
dyshim stërvitet veçmas
Cristiano Ronaldo e pati sërish të pamundur të merrte pjesë në seancën stërvitore të Realit të Madridit mëngjesin e kësaj të enjteje, vetëm 48 orë përpara “El Clasico”-s së të shtunës, në “Bernabeu”, kundër Barcelonës kryesuese të La Ligës.
Cristiano Ronaldo e pati sërish të pamundur të merrte pjesë në seancën stërvitore të Realit të Madridit mëngjesin e kësaj të enjteje, vetëm 48 orë përpara “El Clasico”-s së të shtunës, në “Bernabeu”, kundër Barcelonës kryesuese të La Ligës.
Reali, kampion në fuqi, shkon në këtë përballje “për t’u fituar me çdo kusht” me plot 11 pikë diferencë nga Barça, edhe pse ka luajtur një ndeshje më pak, duke nënkuptuar se “Los Blancos”-ve u duhet me patjetër fitorja, nëse do të duan të mbeten në lojë për mbrojtjen e titullit.
Duke folur pas paraqitjes në finalen e fituar të Botërorit të Klubeve, të shtunën në Abu Dhabi, Ronaldo tha se ndieu dhimbje në pulpën e këmbës, pas një ndërhyrjeje të gabuar nga kapiteni i Gremios, Geromel, në fillim të ndeshjes, por shtoi se ishte i bindur që do të rikuperohej në kohë për përplasjen më të ndjekur të La Ligës, në “Bernabeu”.
Portugezi 32-vjeçar nuk mori pjesë në seancat stërvitore të së martës dhe të mërkurës së bashku me shokët e tij të skuadrës, e pavarësisht se Reali nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë specifike mbi problemin e tij në pulpë, apo ndonjë dëmtim tjetër potencial, ai nuk ka mundur të punojë bashkë me grupin as të enjten.
“Ekipi është stërvitur në kryeqytet në përgatitjet përpara shfaqjes më prestigjioze të La Ligës me Barcelonën, që do të luhet në Santiago Bernabeu këtë të shtunë në orën 13:00”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit. “Puna me topin ishte në qendër të vëmendjes së kësaj seance, në të cilën Zidane përfshiu edhe portierin e U19-s, Moha. Cristiano Ronaldo ka vazhduar të stërvitet i vetëm, jashtë fushës stërvitore, me dhe pa top, ndërsa Luca Zidane vazhdon procesin e riaftësimit”.
Er.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
55.8%
-
Të gabuar
41.2%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 11174
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bota reagon pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit
1 Tetor, 23:02
-
Protesta e PD më 7 tetor, gazetarja Danjela Maloku: Pritet pjesëmarrje jo shumë e lartë! Do jenë militantët besnikë, qëllimi të imponohet me dhunë
1 Tetor, 22:45
-
Edi Paloka s'pranon të paguajë dëmet nga karriget e djegura në Kuvend: O farë e keqe, do t'ju zhdukim me çdo mënyrë
1 Tetor, 22:36
-
Zbardhet fatura e kripur, ja sa kushtojnë karriget e djegura! Paratë do mbahen nga rrogat e deputetëve
1 Tetor, 22:32
-
Çaça: Më datë 7 nuk do jetë protestë e paqtë! Meçe: Filozofia e sensibilizimit të vendit përmes dhunës vjen prej organizatave terroriste
1 Tetor, 22:30
-
Shqipëri, mungojnë masat ligjore për fushatat zgjedhore online
1 Tetor, 22:18
-
Bojkoti i opozitës/ Gazetarja Danjela Maloku zbulon prapaskenat: Shumë deputetë janë të pakënaqur! Braktisën komisionin që e ngritën me shumë mund
1 Tetor, 22:04
-
Sulmi i Iranit, Ambasada Shqiptare në Izrael: Jemi në gatishmëri për çdo nevojë të shqiptarëve këtu
1 Tetor, 22:01
-
Dënimi i Salianjit, Ibsen Elezi: Të gjithë në PD e dinin që audiopërgjimi ishte mashtrim! Kaosi në Kuvend bëhet sa herë vjen buxheti
1 Tetor, 21:53
-
Irani goditi 3 baza ushtarake! Forcat Ajrore izraelite: Do të vazhdojmë të sulmojmë
1 Tetor, 21:43
-
24 deputetë të opozitës në hetim për shkatërrim prone/ Meçe: U futën për t'i vënë flakën parlamentit! Sollën lëndë djegëse me paramendim
1 Tetor, 21:35
-
Aksident në autostradën Vlorë – Fier, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset 27- vjeçarja
1 Tetor, 21:23