Filmi ka në fokus Marsin e 1999-s, që ka qenë periudha e bombardimeve të NATO-s dhe zhvendosja masive e shqiptarëve në baza etnike. Filmi fokuson kohën kur uria ka pllakosur qytetin e Gjakovës. “Distant Angels” me skenar dhe regji të Gjergj Xhuvani është bashkëprodhim i On Produciton nga Shqipëria dhe Buka production nga Kosova, producentë janë Dritan Huqi dhe Fatmir Spahiu. Producenti i filmit Fatmir Spahiu e përshkruan si një film që pretendon suksesin.
“Premiera e këtij filmi pritet që të jepet jo vetëm në Prishtinë, por edhe në qytete të tjera të Kosovës.”, thotë Spahiu, duke theksuar se filmi është xhiruar përmes situatave të luftës dhe momenteve të humorit e erotizmit, që në njëfarë mënyre shmang rrethanat e vështira që kanë ekzistuar në këtë kohë. “Pritet që ky film i ri të marrë pjesë në ndonjërin prej festivaleve të rëndësishme europiane. Filmi është ambicioz, dhe për vlerën e vërtet tij presim reagimin e publikut” është shprehur producenti Spahiu. Në rolet kryesore të filmit janë Rinaldo Roço, Teuta Krasniqi, Nik Xhelilaj, Fatmir Spahiu, etj..
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )