Një banor i fshatit Shtuf në komunën Ana e Malit të Shkodrës ka përfunduar në faqet e gazetës së njohur amerikane "Los Angelos Times". Paradoksi qëndron në jetën e përditshme të këtyre banorëve, të izoluar mes maleve dhe që vazhdojnë të ndriçohen ende me dritën e qirinjve.
E përzgjedhur mes mijëra imazheve që vijnë nga e mbarë bota, "Los Angelos Time" e ka vendosur këtë pamje të Shqipërisë të shekullit të 21-të në rubrikën e saj të foto-lajm. Shkrepja është realizuar nga Armando Babani vetëm pak kohë më parë në këtë fshat të thellë të malësisë së Shkodrës, e cila që prej disa ditësh është izoluar edhe nga reshjet e mëdha të dëborës, ndërsa energjia elektrike është një luks për ta në këtë periudhë të vitit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com