Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores nuk munguan debatet mes shumicës dhe opozitës në diskutimin për Kodin e Etikës së deputetëve. Deputetja e PS, Hysi iu drejtua Nasip Naços dhe Alibeajt se ka bërë edhe punën e tyre, ndërsa deputeti i LSI sipas saj kishte sjellë vetëm një dokument bosh.
/Shqiptarja.com
“Ke sjellë një dokument bosh. Kam bërë edhe punën tuaj, gratë punojnë më shumë se burrat” tha Hysi. Nasip Naco nuk replikoi me Hysin, por i kërkoi Ruçit që të shtyhet miratimi i Kodit të Etikës. “Të plotësohet edhe njëherë dhe të vijë këtu edhe të votohet”. Ruçi nuk pranoi duke i kujtuar se nuk ka sjellë asnjë propozim.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO











