Aktori i famshëm turk, Kenan Imirzialoglu, ose siç të gjithë e njohim tashmë, Ezeli, po lufton me vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik në rrugët e qytetit të Stambollit.

Aktori turk ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij,ndërsa është aksidentuar rëndë duke rrezikuar edhe jetën. Menjëherë pas përplasjes, Ezel është dërguar në Spitalin e Stambollit, ku ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Mediat turke njoftojnë se aktori i famshëm po i nënshtrohet ndërhyrjeve mjekësore. Kenan Imirzialoglu u bë i njohur për të gjithë shqiptarët nga seriali turk “Ezel”, i cili ishte njëkohësisht dhe emri i personazhit që aktori luante në këtë serial.

(g.m/shqiptarja.com)