Grupet e shpëtimit pretendojnë se napalmi vdekjeprurës po përdoret për t’i vënë flakën një qyteze të zotëruar nga rebelët sirianë, ku kushtet janë përshkruar si “ferri në tokë”.

Vullnetarët e Helmetave të Bardha kanë filmuar disa pamje të asaj që ata pretendojnë se janë raketa të ngarkuara me lëngun e djegshëm që kanë rënë në qytetin e Hamourias në Lindje të Ghoutas.

Diktatori Bashar al-Assad ka ndërmarrë një valë brutale bombardimesh ajrore në këtë zonë gjatë sulmeve të pesë ditëve të fundit, që ka shkaktuar mbi 400 të vdekur.

Në Tëitter, vullnetarët e Helmetave të Bardha që janë pro rebelëve, bënë të ditur se video e tyre, e cila është kryesisht e errët përveç një materiali që duket se digjet dhe bie nga qielli. Ata pretendojnë se bëhet fjalë për raketa të ngarkuara me napalmin e ndaluar që po lëshohen mbi zona të banuara.

 


[gallery]25639[/gallery]

 

s.k/Shqiptarja.com