TIRANË - Në ambientet e Presidencës është organizuar festa e dritave dhe e Përkushtimit e Komunitetit Hebre në Shqipëri. Presidenti Nishani ka zgjedhur që të ftojë jo vetëm përfaqësues të komunitetit hebre e personalitete të lartë të shtetit por të bëjë bashkë sipas traditës edhe krerët e komuniteteve fetare në vend.
Për të dytin vit radhazi në presidencë është organizuar festa e dritave dhe e përkushtimit e komunitetit hebre. Presidenti Nishani ka mbledhur në një mbrëmje festive përfaqësues të komunitetit hebre , personalitete të larta të institucioneve shqiptare si edhe krerët e Komuniteteve fetare. Në fjalën e tij Presidenti Nishani uroj të gjithë Komunitetin Hebre që jeton në Shqipëri duke kujtuar edhe momentet e vështira që ju janë dashur të kalojnë.
Pas ndezjes së qirinjve që simbolizon këtë festë një grup fëmijësh kanë interpretuar valle të të dy vendeve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO