TIRANE - Emisioni “Fiks Fare” zbardhi me plane incidentin e ndodhur dy ditë më parë gjatë inaugurimit të tunelit të Kërrabës mes punonjësve të Gardës së Republikës dhe operatorit të këtij emisioni. Emisioni “Fiks Fare” denoncoi dje aktin e paprecedent të kërcënimit të operatorit të tij dhe sekuestrimit të kasetës filmike të xhirimeve gjatë një aktiviteti publik, siç ishte ai i inaugurimit të Tunelit të Kërrabës.
Pak minuta pas përfundimit të inaugurimit të këtij tuneli, ndodhi një incident, ku Garda dhe rojet personale të kryeministrit ndaluan grupin e xhirimit të emisionit “Fiks Fare”. Në pamjet filmike që transmetoi “Fiks Fare”, duket që vetë kryeministri interesohet për këtë kamera, e cila është duke xhiruar përgatitjet e tij pak minuta përpara fillimit të fjalimit në ceremoninë e inaugurimit.
Në këto sekuenca filmike të transmetuara në “Fiks Fare”, punonjësit e Gardës së Republikës kërkojnë me insistim që të sekuestrojnë kasetën filmike si dhe pranojnë se urdhrin për largimin e operatorit të “Fiks Fare” nga aktiviteti e ka dhënë zëdhënësja e kryeministrit.
“Fiks Fare” transmetoi të plotë pamjet e incidentit me operatorin Eno Çuçllari si dhe pamjet për të cilat u dha urdhri për ndalimin e xhirimeve nga kameramani. Në këtë bisedë punonjësit e Gardës së Republikës kërcënojnë se do të thërrasin policinë nëse operatori nuk do t’u japë kasetën me xhirimet e ceremonisë së inaugurimit të tunelit
Mesa duket këtë radhë shqetësimi nuk ka qenë pjesëmarrja në mitingje, e cila ka kohë që është në investigimin e emisionit “Fiks Fare”, por lëvizjet dhe përgatitja e vetë kryeministrit përpara fjalimit që do të mbante me këtë rast. Urdhri i Gardës së Republikës është i paprecedent dhe dhunon të drejtën që rrjedh nga Kushtetuta e vendit për informim.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com