“Fiton” Berisha, demokratët 
dalin kundër listave të hapura

“Fiton” Berisha, demokratët <br />dalin kundër listave të hapura
TIRANË - Do të mjaftonte një deklaratë zyrtare nga ish-kryeministri Sali Berisha, kundër listave të hapura në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në mënyrë që Partia Demokratike të ketë gati paketën e saj të propozimeve në komisionin ad hoc, të cilat janë në një vijë me qëndrimin e Berishës.

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, la të kuptohej të martën në tryezën për korrupsionin zgjedhor se ishte kundër sistemit aktual dhe listave të mbyllura, të cilat sipas tij kriminalizuan parlamentin. “2008-a solli një sistem që fuqizoi kryetarët e partive politike nën parimin se do të ishte kështu më e lehtë të diktohet cilësi më e lartë e kandidimit ky parim u zhgënjye, u tradhtua dhe prodhoi për rrjedhojë parlamentin më të inkriminuar në historinë 25 vjeçare të pluralizmit”, u shpreh Basha.

Por vetëm dy ditë më pas, ish lideri demokrat, Sali Berisha u shpreh qartë se është kundër listave të hapura apo dhe ndryshimit të sistemit zgjedhor aktual, ndërsa ky qëndrim i tij llogaritet si pjesë e propozimeve të demokratëve. Kësisoj, konfirmimi nga burime pranë PD se opozita nuk do të kërkojë lista të hapura në komisionin e reformës zgjedhore, do të thotë se “karta” Berisha fitoi ndaj asaj të Bashës. 
 
Propozimet
Demokratët do të propozojnë në tryezën e reformës zgjedhore, lista të mbyllura për kandidatët, komisionarë politikë për administrimin e zgjedhjeve, mos ndryshim të sistemit elektoral. Po ashtu burime nga PD thanë për “Shqiptarja.com” se PD do të kërkojë financimin e fushatës nga buxheti i shtetit ndërsa mbështesin heqjen e reklamave politike në fushatë. Për demokratët sistemi zgjedhor nuk ka arsye të ndryshohet pasi në këtë rast duhet ndërhyrë në kushtetutë dhe reforma është për proceset elektorale e jo për ligjin themeltar të shtetit. Po ashtu demokratët nuk do të mbështesin në tryezën e negociatave listat e hapura të kandidatëve.

Sipas PD, kjo formulë është e papërshtatshme pasi sjell konflikt brenda partisë. Ndërkaq mësohet se për administrimin e procesit zgjedhor, demokratët nuk heqin dorë nga komisionerët partiakë. Sipas opozitës, qeveria përmes administratës nuk garanton depolitizim të procesit.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 janar 2016

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)     

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois