“Flauti Magjik” pesë mbrëmje
me muzikën dhe Mozartin

“Flauti Magjik” pesë mbrëmje<br />me muzikën dhe Mozartin
Pesë mbrëmje me muzikën dhe Mozartin do të jenë pjesë e festivalit “Flautit Magjik” që do të mbahet sot në mbrëmje në skenën e Universitetit të Arteve.
 
Ndër vite ky festival ka përcjellë për publikun një krijimtari të pasur muzikore. Drejtori artistik i festivalit Fatos Qerimaj e ka konceptuar edicionin e pestë të këtij festivali si një kombinim midis muzikës xhaz dhe asaj klasike.
 
Mbrëmja e parë e tij këtë vit vjen në skenë me një vepër të Mozartit, “Flauti magjik”.
 
Këtë herë është konceptuar ndryshe në zhvillimin e saj, ku përveçse krijimtarisë muzikore në skenë do të jetë dhe aktori i njohur Dritan Boriçi.
 
Në festivalin “Flauti Magjik” fabula e veprës së Mozartit vjen brenda një platforme, që e trajton fabulën me një koncept narrativ, i cili do të jetë i prezantuar nga aktori Dritan Boriçi.
 
Ndër pesë mbrëmjet artistike të festivalit, sipas drejtorit artistik Fatos Qerimaj, tre do të jenë në natyrë.
 
“Më datë 2 qershor do jemi pranë detit, me 3 qershor buzë liqenit të Farkës dhe më 7 qershor në RTSH (holli Gjon Simoni). Repertori i zgjedhur nga Mozart në festival do të vijojë deri tek muzika bashkëkohore, duke trajtuar dhe prekur shumë linja të artit”, thotë Qerimaj.
 
Festivali “Flauti Magjik” nisi si një dëshirë artistike studentore brenda Universitetit të Arteve për të shprehur alternativat bashkëkohore të artit muzikor.
 
Gjatë katër viteve më parë artistët shqiptarë si dhe ata të huaj nga Franca, Austria, USA, Zvicra, Kroacia, etj, kanë ofruar një program dhe model bashkëpunues të larmishëm,duke e bërë skenën e festivalit një laborator muzikor plot alternativa dhe ngjarje novatore.
 
Ky festival ka promovuar një numër të madh artistësh të rinj dhe profesionistë, të cilët kanë dhuruar mbrëmje mbresëlënëse në skenën e Universitetit të Arteve.

flauti magjik

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar