“Fokus”: Grupe të armatosura
 në kufirin Maqedoni-Kosovë

“Fokus”: Grupe të armatosura<br /> në kufirin Maqedoni-Kosovë
MAQEDONI- Nën titullin “Maqedonia në kazanin kosovar” e përditshmja maqedonase “Fokus” shkruan se në rajonin e Likovës dhe përgjatë kufirit Maqedoni - Kosovë veprojnë grupe të armatosura. Sipas “Fokus” për ekzistencën e këtyre grupeve janë njohur dhe institucionet më të larta maqedonase, përfshi këtu dhe Ministrinë e Brendshme.
“Fokus” ka kontaktuar me ish-ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë Pavel Trajanov i cili është shprehur se ai disponon informacione që flasin për një destabilizim të mundshëm të Kosovës, pasi po përgatitet marrja me forcë e veriut të Mitrovicës.
Sipas Trajanov bëhet fjalë për një operaciom të gjerë që do përfshijë edhe destabilizimin e Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës. Ky operacion sipas tij synon të tërheqë vëmendjen e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
“ Jo rastësisht NATO ka kërkuar trupa shtesë në Kosovë", është shprehur Trajanov për “Fokus”. (ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje