“Forcat e Sigurisë” nga sot janë
“Forcat e Armatosura të Kosovës”

“Forcat e Sigurisë” nga sot janë<br />“Forcat e Armatosura të Kosovës”
KOSOVË- Shpallet sot zyrtarisht nga qeveria Thaçi, shndërrimi i “Forcave të Sigurisë së Kosovës” nën titullin e ri e kompetencat e reja  të “Forcave të Armatosura të Kosovës”.
 
Kryeministri i vendit Hashim Thaçi, ka deklaruar se misioni, struktura, madhësia dhe qëllimi i forcave të sigurisë do të inkorpohet si Forca e Armatosur, ndërsa Ministria për Forcën do të riemërohet si Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.
 
Vendimi pritet të zyrtarizohet në mbledhjen e sotme të qeverisë kurse zyra e shtypit e Kryeministrisë citon Thaçin të ketë thënë gjatë procesit të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë:
 
Është bërë hulumtimi i thellë i të gjitha aspekteve të sigurisë, për të identifikuar nevojat reale te vendit dhe qytetarëve të Kosovës, me qëllim të krijimit te një sektori, i cili është efektiv, efikas dhe i koordinuar në përballimin e nevojave te sigurisë në vend, dhe i cili do të garantojë marrjen e përgjegjësive për sigurinë e vendit tonë; vazhdimin e integrimit euro-atlantik të strukturave të sigurisë të Republikës së Kosovës; dhe sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon,-ka thënë Thaçi.

Kryeministri Thaçi citohet të ketë thënë se “bazuar në konkluzionet e procesit të Rishikimit Strategjik të Sektorit te Sigurisë ka marrë vendim që Forca e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës, dhe rrjedhimisht të ndryshoje misionin, detyrat, strukturën dhe madhësinë, si dhe Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në Ministria e Mbrojtjes së Kosovës

Ky paralajmërim është bërë më 17 shkurt gjatë kremtimeve me rastin e përvjetorit të gjashtë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
 
Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua në janar të vitit 2009 në bazë të planit të kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës. Vitin e kaluar NATO-ja  mbikëqyri ngritjen e Forcës së Sigurisë
Ngritja e kësaj force ishte kundërshtuar nga Beogradi, i cili vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës.
 
Ngritja e Forcave të Armatosura të Kosovës nënkupton miratimin e ligjit për formimin e tyre dhe ndryshime në kushtetutën e vendit. Veprimet e tilla kërkojnë dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Parlamentit dhe dy të tretat e votave të pakicave kombëtare.

Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan