WASHINGTON - “Foreign Policy” ka publikuar sot indeksin e “vendeve në rrezik”. Në raport janë përfshirë 198 vende të botës, anëtare të Kombeve të Bashkuara, ku Kosova ende nuk bën pjesë.
Sipas këtij rangimi, vendet e Ballkanit cilësohen kryesisht “në rrezik”. Ndërsa Maqedonia ndodhet në pozitën e 112, Shqipëria në vendin e 119-të, Bullgaria radhitet në vendin e 132, Mali i Zi -134, Kroacia -135, Greqia -138 etj, Serbia renditet në vendin e 92-të.
Në indeksin e “Foreign Policy” – 2013 shtetet më të qëndrueshme në botë janë: Finlanda, Suedia, Norvegjia , Zvicra, kurse nga ato “në rrezik”: Somalia, Kongo, Sudani, Çadi dhe vende të tjera afrikane.
Ka pesë shkallë vlerësimi: “kritike”, “rrezikuar”, “bilanci”, “të qëndrueshme”, “shumë të qëndrueshme”.
Faktorët që vendosën pozicionin e një shteti janë: të drejtat e njeriut, zhvillimi ekonomik, kënaqësia e qytetarëve, problemet me refugjatët, niveli i varfërisë, sistemi juridik dhe shtetëror i sigurisë dhe situata sociale, treguesit politikë, e të tjera.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com