Ndërsa në orët e paradites së të enjtes u dhanë sinjale të unifikimit të qëndrimit të PD- LSI për reformën në drejtësi, e përkatësisht për rolin e ndërkombëtarëve për vetingun e gjyqtarëve, ky “bashkëpunim” nuk ishte dhe aq në distancë në mbrëmje.

Ndërsa ambasada e Francës hapi dyert në një festë të organizuar për ditën e pavarësisë, të rinjtë e dy forcave politike kundërshtare, PD e LSI kanë qëndruar bashkë gjithë kohën e madje janë parë shumë të afërt me njëri tjetrin.

Kreu i FRPD Belind Këlliçi dhe ai i LRI Endrit Braimllari, bashkë me miqtë e tyre të afërt të forumeve rinore përkatëse, janë parë të qeshur bashkë, gjatë gjithë kohës që po organizohej pritja në ambasadën franceze.

brahimllari

brahimllari


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)