“Frymë”, filmi i parë i Artur Gorishtit
si regjisor shfaqet në TIFF 2015

“Frymë”, filmi i parë i Artur Gorishtit<br />si regjisor shfaqet në TIFF 2015
Premiera e fimit të shkurtër “Frymë” me skenar dhe regji nga Artur Gorishti shfaqet në festivalin e filmit TIFF 2015. Bazuar në tregimin “Peshkimi i parë” nga libri “Dyert” i të njëjtit autor, filmi është një krijim që rrëfen fijen e hollë që ndan fenomenet e jetës, dritën nga errësira, jetën nga vdekja. Brishtësia e kufirit rrëfehet përmes kameras së Latif Hasollit.

Aty ku mbaron njëri nga fenomenet e jetës, fillon tjetri, aty në atë “boshllëk” regtin e pulson jeta, me të kundërtat dhe frikërat e saj, që i japin thellësi e kuptim. Ngjarja zhvillohet në 30 minuta, parë me sytë e një djali 5- 6 vjeçar, interpretuar nga Andi Shaska. Autori heq paralele mes jetës dhe leksioneve të para të peshkimit, ku fëmijës i duhet të përballet me të panjohurat, kompromiset, në rrugën e rritjes si karakter dhe personalitet. I joshur nga peshkimi, djali mezi pret që i ati ti japë leksionin e parë, që do të ngre shumë pikëpyetje dhe do të bëhet shkak i leksioneve të rëndësishme për jetën e djaloshit.

Në këtë film mungon figura femërore, por në të njëjtën kohë vetë jeta e mbështjell djalin si një embrion duke e përgatitur për zgjidhjet e jetës. Paralelet që rrëfen filmi sjellin qasjen e autorit mbi jetën dhe reflektimet mbi zgjedhjet për të mbijetuar. “Frymë” është filmi i parë i Artur Gorishtit si regjisor, pjesë e triologjisë, që autori ka në proces krijimi. 

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!