Adriatik Llalla do të përfundojë mandatin e tij deri në vitin 2017, si pasojë e kompromisit politik dhe rekomandimit të Komisionit të Venecias, por pasuesi i tij do të kalojë në filtra më të fortë pas reformës në drejtësi.
Në projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në RSH” të shqyrtuar dje nga komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi, thuhet se kreu i ri i akuzës, veç kritereve të tjera, nuk duhet të ketë pasur funksione të larta politike dhe as në sistemin gjyqësor të sistemit komunist.
Neni 23 i këtij ligji parashikon kushtet ligjore për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm.
“Për efekt të integritetit moral dhe profesional, sipas nenit 148/a të Kushtetutës, kandidati për Prokuror të Përgjithshëm duhet të plotësojë kushtet si vijon: a) të kalojë verifikimin e pasurisë dhe lidhjeve të tjera, sipas legjislacionit në fuqi; b) të mos jetë subjekt i ligjit për bashkëpunëtorët me Sigurimin e Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe funksionarët e tjera të parashikuara prej tij;
/Shqiptarja.com