“Gërdeci”, ish gjenerali: Nuk
kam asnjë lidhje me tragjedinë

“Gërdeci”, ish gjenerali: Nuk<br />kam asnjë lidhje me tragjedinë
TIRANË – Në Gjykatën e shkallës së parë në Tiranë ka vijuar sot gjyqi për tragjedinë e Gërdecit. Ish-komandanti i Forcës së Bashkuar në Ministrinë e Mbrojtjes, Shpëtim Spahiu, ka paraqitur mbrojtjen e tij. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë lidhje me atë që ndodhi ne Gërdec. Sipas tij, në asnjë rast nuk është pyetur për përcaktimin e vendit te punishtes së demontimit të municioneve. Spahiu theksoi se Prokuroria i ka të pabaza edhe akuzat për “shpërdorim detyre”, duke qenë tendencioze vetëm për shkak të detyrës që ushtronte.
Ish-komandanti i Forcës së Bashkuar pranoi se ka qenë në një rast në Gërdec, por vetëm për t’u takuar me Ylli Pinarin, me te cilin kishte për të diskutuar një çështje pune.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve