“Gërdeci”, mbrojtja kërkon
pafajësinë e ish-kreut të ushtrisë

“Gërdeci”, mbrojtja kërkon<br />pafajësinë e ish-kreut të ushtrisë
Gjatë seancës së djeshme gjyqësore mbi dosjen “Gërdeci”, trupi gjykues u njoh me konkluzionet e palës mbrojtëse të Luan Hoxhës, ish-shefi i shtabit të përgjithshëm. Luan Hoxha kërkoi pafajësinë nga gjykata në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij.

Avokati mbrojtës i Hoxhës, Brahim Lahi, argumentoi se në zbatimin e detyrave të tij si shef i shtabit të përgjithshëm ai kishte qenë korrekt dhe kishte zbatuar me rigorozitet detyrat e tij.

“Nuk ekziston asnjë element i shpërdorimit të detyrës së tij si shef i Shtabit të Përgjithshëm në hartimin e projekt-urdhrit 2044 apo gjatë zbatimit të tij”, tha avokati.

Prokuroria kërkoi për Hoxhën dënimin me 8 vjet burg. Me pretendimin se i pandehuri Luan Hoxha ka qenë dakord me pikën 1 të urdhrit 2044, datë 7.12.2007, të Ministrisë së Mbrojtjes, për kalimin e municioneve MEICO-s, që përfshinte “municione të kalibrit jo të vogël, si dhe sasi të padala nga armatimi dhe përdorimi”.

Avokati mbrojtës ka kërkuar shpalljen e gjeneralit të pafajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim në procesin gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit.

Prokuroria kërkon tri burgime të përjetshme dhe 126.5 vite burg për 28 të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit, ndërsa për njërin prej tyre, Lavdi Shatron, ka kërkuar tërheqjen e akteve. Katër prokurorët, Altin Dumani, Marjeta Zaimi, Genci Qano dhe Petrit Bica, kanë përfunduar në fillim të nëntorit leximin e faqeve të fundit të konkluzioneve, ku kanë zbuluar edhe masat e dënimit për të akuzuarit kryesorë.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave... si parashikohet moti për sot

Në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave... si parashikohet moti për sot