TIRANË - Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit dorëzoi sot pranë Gjykatës së Apelit një peticion me 6 kërkesa për një proceseve më të rëndësishme gjyqësore të 21 viteve të fundit.
Në deklaratën për median, përpara Gjykatës së Apelit familjarët i bëjnë thirrje Kontrollit të Lartë të Drejtësisë të monitorojë dhe vlerësojë punën e deritanishme të gjyqtarëve dhe të ndërhyjë për qartësimin e pikave ende të errëta të këtij procesi tejet të zgjatur. Gjithashtu kërkojnë heqjen e taksës që duhet të paguajnë familjarët e viktimave për të regjistruar padinë e dëmshpërblimit.
Zamira Durda, nëna e Erison Durdës, viktimë e tragjedisë u deklarua pesimiste lidhur me një vendim të drejtë të Gjykatës së Apelit, ndërsa nxiti prokurorinë që t’i shkojë deri në fund këtij procesi.
“Nëse nuk japin drejtësi, gjyqtarët e Apelit duhet të dorëhiqen”, tha Durda.
Kërkesat e familjarëve të 26 viktimave të shpërthimit të 15 marsit 2008, kanë gjetur mbështetjen edhe të 41 organizata të tjera të shoqërisë civile.
JA KËRKESAT
1. Gjykata e Tiranës të zbardhë pa vonesë vendimin e plotë me qëllim për të mundësuar apelimin nga Prokuroria e Përgjithshme brenda afatit ligjor prej 10 ditësh.
2. Prokuroria ta çojë deri në fund, në përputhje me sa dikton ligji, këtë proces që përfshin interesin e të gjithëve.
3. Gjykata e Apelit Tiranë të trajtojë me precedencë absolute ngjarjen e Gërdecit. Në vendimin e saj të tregojë seriozitetin dhe profesionalizmin e domosdoshëm në trajtimin e çdo kërkese nga ana e institucionit të Prokurorisë.
4. Këshilli i Lartë i Drejtësisë të monitorojë dhe vlerësojë punën e deritanishme të gjyqtarëve dhe të ndërhyjë për qartësimin e pikave ende të errëta të këtij procesi tejet të zgjatur.
5. Institucionet shtetërore të lartpërmendura të trajtojnë pa vonesë dhe brenda kompetencave të veta çdo kërkesë legjitime të familjarëve të viktimave të Gërdecit.
6. Ministri i Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrin e Financave, dhe Gjykatën e Tiranës të marrin masat përkatëse për të përjashtuar familjarët e viktimave të Gërdecit nga detyrimi për pagimin e taksës gjyqësore, duke u garantuar kështu aksesin në gjykatë dhe në drejtësi.
GËRDECI
Shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve, më 15 mars 2008 në Gërdec solli vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e mbi 300 të tjerëve, dhe mijëra ndërtesave të dëmtuara. Tre ditë para 4 vjetorit të tragjedisë së Gërdecit, Gjykata e Tiranës i dha fund maratonës së gjatë të procesit. Duke hedhur poshtë akuzën e vrasjes, gjykata dënoi të pandehurit vetëm për akuzat e dyta, shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh. Mihal Delijorgji, pronari i Albademil u dënua me 10 vjet burg, Ylli Pinari, Ish drejtori i ndërmarrjes shtetërore të armëve MEICO-s dhe Dritan Minxolli– Ish-drejtor i kompanisë Albademil, u dënua me 18 vjet burg. Gjithsej 20 të pandehur morën një dënim total prej 98 vitesh burg, afërisht një shekull. Ndërsa 9 të tjerë kanë hequr përfundimisht akuzat nga shpatullat duke u deklaruar të pafajshëm. Prokuroria deklaron se ne gjykaten e Apelit do kërkojë rivendosjen e akuzës së vrasjes.
(aq/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com