Ky është libri i tretë i Erjon Papagjonit, pas librit me novela "Gjeniu i ëndrrave" dhe romanit social voluminoz "Al..." Është një ardhje e bukur dhe e suksesshme e një prozatori dhe romancieri të ri dhe prandaj kërkon vëmendjen dhe kujdesin e kritikës. Në librin e parë, shkruar dhjetë vjet më parë, prozatori i ri solli disa novela që pëlqejnë e ndjekin më shumë jo aq peripecitë dhe shumësinë e episodeve, por depërtimet brenda trazimeve shpirtërore të personazheve, pra një optikë introjektive.
/Shqiptarja.com





