IRAN- Gjigandi i motorit të kërkimit “Google” tha se ka zbuluar dhe ndaluar mijëra sulme që kishin në shënjestër postën elektronike të përdoruesve iranianë para zgjedhjeve presidenciale të 14 qershorit.
Në një deklaratë online, “Google” tha se kishte vënë re një "rritje të konsiderueshme" të aktiviteteve të paligjshme informatike në tre javët e fundit.
Zëvendës-presidenti i “Google” për siguri, Eric Grosse, tha se origjina e sulmeve ishte nga Irani.
Përpjekjet për të marrë fjalëkalime dhe të tjera informacione private informatike bëheshin nga përdoruesit në faqe të internetit të rreme.
Zakonisht objektivat e këtyre sulmeve janë gazetarë apo aktivistë, si në Iran dhe jashtë vendit.
Që prej zgjedhjeve të diskutueshme të vitit 2009, autoritetet iraniane kanë forcuar kontrollin në internet, për shkak të përdorimit të saj të gjerë nga ana e protestuesve në atë kohë.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com