“Groposja” e “21 janarit”, Braçe:
 Fakt për shkrirjen e gjykatave

“Groposja” e “21 janarit”, Braçe:<br /> Fakt për shkrirjen e gjykatave
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka deklaruar sot në Parlament se dosjen e 21 janarit e kanë mbyllur gjyqtarët e korruptuar të cilët e kanë konsideruar vrasjen e 4 qytetarëve si ‘Vrasje pa dashje”.

Braçe ka shtuar se, ky vendim ishte i turpshëm dhe se legjitimon shkrirjen e disa gjykatave në vend, pasi ato nuk kanë dhënë drejtësi.

Është vendimi që e përmbyll një kalvar të gjat shqyrtimi. Gjykim nuk është bërë. Ishte vrasje shtetërore. Ata gjyqtarët nuk janë as të lartë e as të ulët. Nuk mund ta pranoj që këto gjyqtarë të korruptuar të imponojnë vendimin e tyre përmes të cilit thonë se 4 qytetarët u vranë padashje. Nëse ka një fakt që legjitimon shkrirjen e gjykatave, është ky vendim. Është e turpshme që të jenë vrarë 4 njerëz e për dy prej tyre nuk dihet vrasësi. Për Aleks Nikën dhe Hekuran Dedën. Kjo çështje legjitimon shkrirjen e gjykatave’ ka thënë Braçe.

Ai i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të kthehet në Parlament dhe të miratojë Reformën në Drejtësi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?