Shfuqizohen vendimet e Gjykatës së Lartë nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ktheu për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë dosjen e organizatës “Hakmarrje për Drejtësi”.

Sipas Gjykatës Kushtetueses, është shkelur ligji dhe është penguar një proces i drejtë ligjor. Si shkelje citohet fakti se dosja në Gjykatën e Lartë është shqyrtuar nga një anëtar në papajtueshmëri me ligjin.

Dhjetë të akuzuarit si anëtarë të organizatës “Hakmarrje për Drejtësi”, zanafilla e së cilës u shënua në 12 tetor 1996, janë cilësuar fajtorë për dhjetëra krime të rënda.

Krerët e organizatës janë Altin Arapi dhe Orik Shyti, të dënuar me burgim të përjetshëm.