TIRANE- Një javë pas shkrimit “Korrupsioni në Shqipëri, supermen ku je”, Huffington Post publikon një shkrim tjetër dedikuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Shkrimi me titull “Njeriu i marrëdhënieve publike, udhëheqësi i mençur synon t’i bëjë ballë problemeve të imazhit” i gazetarit Andi Balla flet për kryeministrin e ri të vendit.
 
Artikull nis me punën e Edi Ramës, dhjetë vite më parë, si ministër i Kulturës, më pas kryetar i bashkisë së Tiranës i cili me ngjyrat e shndritshme mbuloi fasadat gri të ndërtesave të kohës së komunizmit, shkatërroi ndërtimet pa leje dhe ktheu hapësirat e gjelbërta të Tiranës. Rama po punon sërish për imazhin e vendit, i cili ka nevojë sërish për rimodelim.
 
“Megjithëse përpjekjet e Ramës dhe aftësia për të komunikuar me audiencën ndërkombëtare nuk kuptohen tërësisht brenda Shqipërisë- dhe nuk janë arsyeja kryesore për zgjedhjen e tij si kryeministër- strategjia e tij e kujdesshme e komunikimit me audiencën e huaj e ka shndërruar atë në shefin e Marrëdhënieve Publike të Shqipërisë jashtë, përpara se të marrë detyrën.

49-vjeçari Rama po punon sërish për imazhin e vendit, i cili ka nevojë sërish për rimodelim, për t’u shëruar nga asocimet, kryesisht të padrejta me prapambetjen dhe krimin”. shkruhet ndër të tjera në shkrimin e Huffington Post.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)