Porti i Roterdamit mbetet një nga pikat kryesore të shpërndarjes së lëndëve narkotike nga vendet e Europës, përfshi Shqipërinë dhe Spanjën, duke faktuar kështu të dhënat se Haollanda mbetet qendra e shpërndarjes së heroinës.
Siç bëjnë me dije mediat spanjolle heroina mbërrin nga Afganistani, drejt Turqisë e më pas nga Ballkani në Europë.
Porti i Roterdamit me 105 kilometra katrorë dhe 40 km i gjatë është më i madhi në Evropë dhe i treti në botë.
Duke folur për gazetën ‘El Pais” shefi i luftës kundër trafikut të drogës, në Europol ka deklaruar se kontenierët janë shumë të përshtatshëm për trafikantët.
Ai ka thënë se, porti qarkullon 400 milionë tonë mallra në vitin dhe ka 90 mijë persona të punësuar, por ndërkohë në tre vite “vëllimi i dërgesave të konfiskuara në Holandë është i pashembullt”.
Sipas tij, numri i madh i njerëzve shton masivisht korrupsionin dhe kontejnerë të tërë kalojnë pa u kontrolluar pas ryshfetit që marrin zyrtarët.
Sipas të dhënave, ndryshe nga vitet e shkuara, kur këtë port e kontrollonin mafie të tjera, këtë vit, drejtimin e ka marrë mafia shqiptare dhe motoja e saj sipas gazetës spanjolle është: “I pasur ose i vdekur”.
Ekspertët e thonë se grupet që kontrollojnë tregun e heroinës dhe të kokainës janë të përbërë nga shtetas turq, pakistanezë dhe shqiptarë, të cilësuar si mjaft të dhunshëm dhe shpesh ata përfundojnë të vdekur nëpër rrugë.
Të dhënat e policisë, faktojnë se, në vitin 2015 u kaluan plot 3,400 kilogram kokainë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com