"Të gatuajmë me zonjën Tefta", rubrika më e dashur dhe më e ndjekur nga amvisat në emisionin "Rreze Dielli" në A1 Report, solli në këndin e kuzhinës pjatën "Ilirika" fituese të çmimit të dytë në “Festival Internacionale del Brodetto e delle zuppe di pesce"në Fano të Italisë nga Dashamir Elezi dhe Bledar Kola.

Dy shqiptarët Dashamir Elezi, Sommelier dhe Bledar Kola chef /Kuzhine prezantuan me dinjitet recetën e tyre “Ilirika” në këtë festival ku shumë shtete nga bota merrnin pjesë dhe arritën në finale duke i dhënë Shqipërisë çmimin e dytë për supën e peshkut më të mirë.

Në këtë aktivitet çmimin e parë e mori Italia me Chef/Kuzhine Errico Recanati dhe në vend të tretë Kroacia me Chef/ Kuzhine Damir Modrusan. Të tre Chef/ Kuzhine me eksperinca në fushën e gastronomisë dhe të tre konkuruan duke përcjellë kulturën e tyre në recetën e përgatitur.

Dashamir Elezi u shpreh rreth aktivitetit se ishte i lumtur që Shqipëria ishte rradhitur tek shtetet fituese, të tilla si Kroacia dhe Italia që kanë përfaqësuar gjithmonë gastronominë botërore.
Ndërkohë që Dshamiri fliste për aktivitetin Chefi i kuzhinës Bledar Kola përgatiti për të gjitha amvisat rectën e “Ilirika”, pjatës fituese duke zbuluar të gjitha sekretet që e bënë këtë pjatë të ishte ndër më të mirat në këtë festival botëror.

Në këtë rubrik të emisionit “Rreze Dielli” surprizat nuk mungojnë asnjëherë çdo mëngjes nga ora 9.05 deri në 09.55. Në puntatën e sotme aroma dhe shija e peshkut rrethuan studion duke zbuluar detaje të rëndësishme rreth kuzhinës.

Sekreti i recetës “Ilirika”, pjatës fituese konsiston në dy lloj struktura të peshkut: njëra pjesë gatuhet dhe tjetra serviret në gjëndje të gjallë (crudo), u shpreh Chefi i kuzhinës Kola.
Ishte veçantia e kësaj pjate dhe mënyra se si u gatua që e bënë fituese “Ilirikën”, u shpreh Dashamir Elezi.
Receta u përgatit me disa lloj nivelesh dhe shijesh. Një ndërthyrje poetike dhe harmonike e ardhur butë.

Receta “Ilirika”
Peshk Koran
Peshk Qefull
Sardele
Peshkatrice
Sepje
Karkaleca
Vezë
Bajame
Vaj Ulliri
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com