“IMA Awards 2015” shpall A1 
​Report TV më i mirë informativ

“IMA Awards 2015” shpall A1 <br />​Report TV më i mirë informativ
Votat e publikut kanë përcaktuar si televizionin më të mirë informativ A1 Report per te dytin vit radhazi, ndërsa si televizionin me të mirë gjeneralist Top Channel. Çmimet janë publikuar nga Info Albania. Ndërkohë që vlerësim maksimal ka marrë edhe emisioni që transmetohet në A1 Report "Da’Sara" nga Dasara Karaisai.
 
Për të tretin vit Info Media Albania ka sjellë çmimet IMA AWARDS, që vlerësojnë personazhet dhe programet televiziv gjatë një viti. Duke filluar nga 20 Mars 2015 deri në datë 20 Prill 2015 publiku ka patur mundësi të votojë online në portalin e IMA për të përcaktuar fituesit e çmimeve si për televizionet shqiptare ashtu edhe për ato kosovare.

Televizioni A1Report është përpjekur që të jetë një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarura në panoramën mediatike shqiptare. Me një staf dinamik dhe të kualifikuar ai ofron 24 orë ngjarjet më të shpejta nga Shqipëria, Ballkani dhe Bota. Emisione të përditshme Live drejtohen nga prezantues shumë të njohur e të dashur për teleshikuesin shqiptar. Drejtor i Televizionit është gazetari i mirënjohur Ilir Babaramo, i cili është moderator dhe i emisionit prestigjoz politik “5 pyetje nga Babaramo”.

Që në mëngjes televizioni A1 Report starton me emisionin “Rreze Dielli” me zonjën Tefta dhe Eneida Xhelilin, "da'SARA", “Pixel”,"Shtegtim", "Njerëzit" etj. Info Media Albania, për të tretin vit sjell IMA AWARDS, çmimet që vlerësojnë personazhet dhe programet televiziv gjatë një viti. Duke filluar nga 20 Mars 2015 deri në datë 20 Prill 2015, publiku ka patur mundësi të votoj online në portalin e IMA për të përcaktuar fituesit e çmimeve si për televizionet shqiptare ashtu dhe për ato kosovare.

IMA AWARDS ka vlerësuar me çmime edhe formate të ndryshme emisionesh apo edhe drejtues të tyre.
 
Fiks Fare është vlerësuar me çmimin e emisionit më të mirë investigativ. Ledion Liço ka marrë titullin e prezantuesit më të mirë, ndërsa Alketa Vejsiu atë të prezantueses më të mirë.
 
Si personazh të vitit IMA Awards 2015 ka vlerësuar 18-vjeçaren Ambra Meda e cili fitoi luftën me kancerin. Në vlerësim kanë hyrë edhe filmat serialë ku është vlerësuar Lugina e Ujqërve” në Vizion +.
 
Çmimet e tjera për personazhet apo formate të ndryshme mund t’i dalloni si më poshtë:

“IMA Awards 2015” A1 Report televizioni më i mirë informativ; emisioni “da Sara” formati web më i mirë; “IMA Awards 2015” Top Channel TV më i mirë gjeneralist dhe formati i Vitit të Ri më i mirë “Portokallia"; “IMA Awards 2015” shpall “Opinion”-in si Talk Show më i mirë; spikeri më i mirë i vitit Isli Islami; prezantuesi më i mirë Ledion Liço; formati më i mirë game show “100 milionë”; formati i mëngjesit më i mirë “wake Up”; formati satirë më i mirë “Bypass show”; personazhi social i vitit Ambra Meda; formati event më mirë festivali i 53 në RTSH; prezantuesja më e mirë Alketa Vejsiu; platforma më e mirë e vitit “DIGITALB”; seriali turk më i mirë “Lugina e Ujqërve”, etj, etj.


Çmimet IMA AWARDS për Shqipërinë
te plota


Çmimet IMA AWARDS për Kosovën 
kosova

Redaksia Online 
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat