“Jemi ujësjellësi” 3 hajdutë
vjedhin sahatët në Tiranë

“Jemi ujësjellësi” 3 hajdutë<br />vjedhin sahatët në Tiranë
Hajdutët kanë vënë në shënjestër Tiranën. Banda të ndryshme janë shfaqur kohët e fundit si në vjedhjen e shtëpive, të makinave, të kabinave elektrike e ç’tu dalë përpara. Mbrëmjen e 9 shkurtit, një grup prej tre vetash ka bërë vjedhje masive të sahateve të ujit në zonën e Komunës së Parisit, duke lënë pa ujë familje të tëra. Policia është vënë në kërkim të tre personave të cilët u prezantuan te qytetarët si punonjës të ujësjellësit duke u zhvatur atyre sahatin e ujit.
Pas verifikimeve të bëra nga policët e komisariatit 2, askush nga ujësjellësi nuk ka kërkuar ndërrim sahatesh dhe janë vënë në ndjekje të tre grabitësve.

GRABITEN DHE KABINA ELEKTRIKE

Në shënjëstër janë dhe kabinat e kabllot elektrike në Tiranë. Po me datë 9 është arrestuar në flagrancë Artiol Çelmeta, 18 vjeci proçeduar më parë për vjedhje dhe u bë shpallja në kërkim policor për shtetasit Olsi Izeti, 34 jvec , me arsim 3 klasë, i dënuar më parë për vjedhje. Erando - Orani, banues në Tiranë, me arsim 3 klasë, i dënuar më parë për vjedhje, sepse me dt.09.02.2012, në orët e para të mëngjesit, në Rrugën “Sitki Çiço”, në bashkpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në një gabinë elektrike pjesë transformatori dhe një sasi kabulli elektrik me vlerën e 200 000 lekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa pjesë transformatori dhe një sasi kabulli elektrik. Gjithashtu nga puna e bërë rezultoi se këta shtetas në bashkpunim me njëri tjetrin me dt.20.01.2012, tek gurorja në Dajt kanë vjedhur transformatorin e gabinës elektrike të qytetarit Sali Baftari.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët