“Jeruzalemi”, Vasili: Vota në OKB
qeveria e sheh Shqipërinë si pronë

“Jeruzalemi”, Vasili: Vota në OKB<br />qeveria e sheh Shqipërinë si pronë<br>
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me votën pro të shqipërisë për Projektrezolutën e OKB, e cila kundërshton vendimin e Trump për Jeruzalemin.

Vasili shkruan në Facebook se “Vota e sotme në OKB ishte provë e qartë e një qeverie, që e konsideron Shqipërinë pronë të sajën.

Statusi në Facebook i Petrit Vasilit
Vota e sotme ne OKB ishte prove e qarte e nje qeverie, qe e konsideron Shqiperine prone te sajen.

Kur eshte fjala per nje propozim qe ben Amerika aleati me i cmuar dhe i pazevendesueshem i Shqiperise kurre vendimi s'mund te jete prone vetem e qeverive shqiptare cilado qofshin,pasi ky vendim eshte prone e Shqiperise dhe shqiptareve kudo qe ata ndodhen dhe duhej konsultuar gjeresisht me ta dhe me SHBA-ne vete.

Shume shtete ne bote ishin dhe jane kunder, por fale Amerikes kemi sot realizimin e nje sfide madhore dhe te paimagjinueshme kurre me pare:nje Kosove te pavarur.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike