Komisioni i Disiplinës në Federatën italiane të futbollit ka dënuar drejtorin sportiv të Lacios, Igli Tare me një ndeshje pezullim dhe 10 mijë euro gjobë për shkak të debatit me gjyqtarin në fund të ndeshjes me Fiorentinën.
/Shqiptarja.com
Igli Tare debatoi ashpër me arbitrin pasi i dha një penallti në minutën e fundit të shtesës Fiorentinës duke i hequr nga duart fitoren Lacios.
Shqiptari i kërkoi llogari me një ton kërcënues gjyqtarit duke u pezulluar një ndeshje, por Tare ka deklaruar në mediat italiane se nuk është penduar se zbriti në fushë dhe debatoi me arbitrin Masa.
dy.b/shqiptarja.com












