“Kërcënuan” Ramën, deputeti i PS:
Të shkarkohen prokurorët

“Kërcënuan” Ramën, deputeti i PS:<br />Të shkarkohen prokurorët<br>
Deputeti i PS, Ulsi Manja, i cili është edhe anëtar i Këshillit të Mandateve në një status në Facebook shprehet se prokuroria shkeli ligjin dje me deklaratat politike, pasi një gjë të tillë e ka të ndaluar.

Sipas tij, bazuar në ligj, prokurorëve u ndalohet të bëjnë deklarata ose të japin mendime për veprimtarinë e organeve të tjera, ndërsa shton se në bazë të Nenit 148/dh të Kushtetutës prokurori shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për shkelje të rënda profesionale ose etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës.

Prokuroria e Krimeve të Rënda sulmoi dje kryeministrin, pas fjalimit të këtij të fundit në mbledhjen e grupit të PS për çështjen Tahiri.

STATUSI I ULSI MANJËS
Më kanë pyetur shumë njerëz a ka të drejtë prokuroria të bëjë deklarata politike si ajo e djeshmja, ja përgjigja ime:

Deklarata politike si ajo e djeshmja në mënyrë kategorike jo, madje as nuk duhet ti çojnë nëpër mend e jo më ti bëjnë publike në media sepse e ndalon Neni 9 paragrafi i 3 i ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në R.SH” ku thuhet qartë dhe pastër, “ prokurorëve u ndalohet të bëjnë deklarata ose të japin mendime për veprimtarinë e organeve të tjera”, e jo më të sulmojnë Kryeministrin që mban një fjalim politik në një forum të partisë së tij !!! Besoj kaq e kupton edhe një që nuk është jurist! Po kur prokurori e bën një deklaratë të tillë politike si ajo e djeshmja ç’farë pasojash ligjore ka ?

Kjo konsiderohet si shkelje e betimit të bërë solemnisht “për ti qëndruar kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe respektimit të rregullave të etikës profesionale në kryerjen e detyrës” , dhe në bazë të Nenit 148/dh të Kushtetutës së Shqipërisë , prokurori shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për “shkelje të rënda profesionale ose etike që diskretitojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës”, respektivisht shkelen Nenet 37, 101/c dhe 102/ë të ligjit “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në R.SH”.

As edhe për të kuptuar këto nuk duhet të jesh jurist i shquar mjafton të hapësh defterët e ligjit dhe i kupton gjithkush. Kaq besoj mjafton o dashamirës të drejtësisë dhe ligjit për të kuptuar kush e ka shkel ligjin në këtë rast prokurori apo Kryeministri ! Ndoshta i kam rënë pak gjatë po kështu jemi ne juristët !

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559