Ky është momenti kur sozia e Kim Jong-un u largua tutje nga siguria pasi po kërcente përpara valltareve të Koresë së Veriut.

Spektatorët ishin duke parë skuadrën e bashkuar koreane të hokejit mbi akull teksa luante ndaj Japonisë në Gangneung Arena të Koresë së Jugut sot në mëngjes, kur sohia u shfaq mes spektatorëve.

Në foto ai shfaqet duke valëvitur një flamur përpara ekipit të valltareve të Phenianit, përpara se një grup burrash t’i afrohej dhe ta shtynte tutje.  

Imituesi anglisht-folës, që e identifikoi veten thjesht si Hauard, e mohoi më pas se kishte bërë ndonjë deklaratë politike dhe i tha policisë: “U shfaqa vetëm me flamurin dhe fytyrën time... Nëse nuk u pëlqen fytyra ime nuk keni ç’të bëni, sepse kështu kam lindur”.

[gallery]25566[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com