Edhe këtë radhë studio e “Pink Report” është zhvendosur në një tjetër ambient dhe pikërisht në atë të Teatrit Kombëtar.
Duke nisur që nga data 1 nëntor do të vihet në skenën e Teatrit të Komedisë, komedia “Klani i të divorcuarave” me regji të Inis Gjonit.
Gjatë një interviste regjisorja Inis Gjoni ka treguar subjektin e veprës, i cili ka të bëjë me jetën e tre grave të divorcuara nga bashkëshortët e tyre, si dhe mënyrën sesi do të përballojnë jetën.
Sipas Gjonit kjo tematikë vjen si rezultat i humbjes së “magjisë” së familjes dhe shtimit të numrit të divorceve.
Gjithashtu ajo shtoi se vepra në themel të saj ka figurën e femrës dhe mënyrën sesi ajo e përballon divorcin dhe sesi mund të gjejë zgjidhje për të ecur përpara.
“Janë tre personazhe, Stefania, një grua 37-vjeçe e cila është ndarë nga bashkëshorti pasi kuptoi se ai nuk ishte i shtresës së saj sociale,
Brizhilda një 40-vjeçare jo e bukur e braktisur nga bashkëshorti. Ndërsa personazhi i tretë, Meri, një 30-vjeçare shumë e bukur dhe gjithashtu e divorcuar”,- ka shpjeguar Gjoni.
Ndërkohë u shpreh se kjo vepër është vënë në skenë edhe në Paris dhe është shkruar nga një dramaturg shqiptar Halil Vardari, i cili jeton në Francë.
Në rolet dhe interpretimin e personazheve do të jenë Romir Zalla, Jonida Vokshi dhe Adriana Tolka.
Të tre këto personazhe shprehen mjaft entuziast për rolet e tyre si dhe për tematikën aktuale që trajton.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com