Aktori i mirënjohur italian Michele Placido është kurorëzuar për të tretën herë në martesë. Placido i ka thënë po në Cisternino të dashurës së tij 29-vjeçare Federika.

Para disa muajsh  Placido është prononcuar për një radio italiane rreth historisë së tij të dashurisë me Federikën, duke e konsideruar si “gruan e jetës së tij”.

“Kur e njoha Federicën ishte 18 vjeç, është një histori e plotë dashurie dhe mund të ndodh në çdo moshë. Zoti më bëri këtë dhuratë të mrekullueshme, e konsideroj si gruan e jetës sime, aq sa do martohemi pas 3-4 muajsh”, ka thënë Michele.

Aktori 66-vjeçar është i famshëm për rolet e tij të shumtë e në veçanti për atë të komisar Katanit në serialin “Oktapodi”.

(xh.k/shqiptarja.com)