“Komision hetimor për përgjimet” 
Berisha:Ministri fliste me prostituta

“Komision hetimor për përgjimet” <br />Berisha:Ministri fliste me prostituta
TIRANE - Historia e përgjimeve të zyrtarëve të lartë është rikthyer në diskutimet politike në sallën e parlamentit, ku ish kryeministri Sali Berisha ngriti akuza në drejtim të ministrave për përgjime partiake. Sipas tij ministrat Saimir Tahiri, Mimi Kodheli dhe Edmond Haxhinasto kanë kontaktuar me një kompani për të blerë programe hakerimi. Duke ironizuar garën për përgjimet mes dy partive në pushtet, ish-kryeministri tha se duhet të ngrihet një komision hetimor parlamentar, në mënyrë që të zbardhet e vërteta e kësaj ngjarje.

“Ndëshkoj përpjekjen për të vënë shoqërinë në përgjim. Qeveria dhe 3 ministra të saj është vendosur  në kontakt me Hacking Team për ti blerë programin e hakimit. Nuk jamkundër që prokuroria, SHISH në përputhje me ligjin të ketë të gjitha mundësitë.  Të kërkojë edhe Haxhinasto, edhe Kodheli, edhe Tahiri, ky është përgjim partiak more zotëri. Kjo do të thotë të marrim dy kopje, të përgjigjet LSII të përgjojë Partia Socialiste. Sepse kryeministri ngarkoi këshilltarin e tij që donte tu merrte shqiptarëve IMEI-t, janë të atyre kohëra.  E quaj këtë një megaskandal dhe kërkoj një komision hetimor parlamentar se jemi para rastit të përpjekjes së përgjimit partiak”, u shpreh Berisha.
 
Por zoti Berisha nuk la jashtë vëmendjes edhe situatën e përgjimeve në kohën kur ishte në pushtet dhe qëndrimi që mbante PS në atë kohë për këtë çështje.

“Por a ju kujtohet para një viti e gjysmë si u çuan këta e si po krijojnë komisionin,  a e kuptuat si ranë këta tuç dhe e qepën? Ministri niset për Itali dhe i telefonon prostitutave që janë në ndjekje më dil këtu e më dil atje, i telefonon kriminelit, e këto nuk i ndalojnë dot këto, nuk i ndjekin por i çojnë te kryetari i parlamentit, i qeverisë, te kryetari i shtetit dhe i dilnin këtyre të zeza sterrë, prandaj e tërhoqën komisionin, pasi akuzuan se na ka përgjuar SHISH ranë sepse u thanë që mos hy në atë punë se dolën ato merrni dhenë se çfarë ka për ju aty”, - përfundoi deputeti demokrat. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje