“Koordinator i Qeverisë”, Ilir Beqaj:
Nuk kam të tillë funksion, gënjeshtë

“Koordinator i Qeverisë”, Ilir Beqaj:<br />Nuk kam të tillë funksion, gënjeshtë
Nuk jam koordinator i qeverisë. Kështu është përgjigjur Ministri Shëndetësisë pyetjes së gazetarëve lidhur me lajmin e një dite më pare, përmes të cilit thuhej se ai është caktuar si personi që do të kontrollojë punën e qeverisë. Ai ka shtuar se ky lajm është një mashtrim.
 
Ka dalë një lajm dje në disa media ose përcjellë nga të tjera ndaj dhe ka patur një interesim mbrëmë, ka dhe nga ju sot por nuk është lajm i vërtetë. Nuk kam marrë ndonjë përcaktim si koordinator i vlerësimit të punës së qeverisë. Unë jam sekretar i programit në Partinë Socialiste. Një detyrë politike që e kam marrë dhe vazhdoj ta kem akoma, vazhdoj ta kryej. Programi i qeverisë tashmë ka angazhime të cilat ndiqen në vijimësi. Si sekretar i programit po dhe i ngarkuar nga kryeministri bashkë më kolegun Haxhinasto me të cilin kemi diskutuar së fundmi në Gusht 2013 programin e qeverisë së kualicionit punojmë në vijimësi për të ndjekur angazhimin e programit. Ka në Këshillin e Ministrave një njësi me teknike që është e ngritur prej shumë muajsh ndoshta dhe gati dy vjet që merret më këtë çështje. Është punë e përditshme që bëjmë” tha Beqja.

Ndërkohë për akuzat e Partisë Demokratike se po financon kompaninë e tij të ilaçeve, Beqaj ka thënë se ka hequr dorë nga aksionet që në 2013. Ministri i Shëndetësisë është vënë shpesh në qendër të akuzave nga Partia Demokratike lidhur me tenderat.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë