“Kutia e xixëllonjave” e Atjon Zhitit
dhuratë Krishlindjesh për këdo
Një vit më parë, Atjon Zhiti kthehej nga Milano, Itali, ku vazhdonte studimet e larta për Filozofi, në familjen e tij në Tiranë. Kishte blerë dhe panetonin e Krishtlindjeve. Aksidenti fatal që i mori jetën mëngjesin e 20 dhjetorit 2014, nuk ia dha kënaqësinë e gostitjes…
Një vit më parë, Atjon Zhiti kthehej nga Milano, Itali, ku vazhdonte studimet e larta për Filozofi, në familjen e tij në Tiranë. Kishte blerë dhe panetonin e Krishtlindjeve. Aksidenti fatal që i mori jetën mëngjesin e 20 dhjetorit 2014, nuk ia dha kënaqësinë e gostitjes…
Nëna e tij edhe pse ishte mbytur në më të madhin dëshpërim për humbjen e të birit, nuk harroi t’ua shpërndante panetonin e sjellë nga Atjoni miqve që erdhën për mort. Ndërsa një vit më pas, në Krishtlindjet e dyta pa Atjonin, familja ekspozoi pikturat. Janë punime spontane të fëminisë së tij dhe të adoleshencës. Ekspozita u çel të shtunën nën kujdesin e kritikut të artit Gëzim Qendro.
Ishin mbledhur studentë, miq të Atjonit nga Tirana dhe nga universitete të ndryshme të Europës, dashamirës të artit, shkrimtarë, botues, gazetarë, edhe nga Kosova, që admironin ngjyrat e Atjonit. Kuratori i ekspozitës, Gëzim Qendro, u shpreh se për të ishte një zbulim talenti që shpalos Atjoni. “Pas botimit të një libri me ese filozofike, “Per atë që dua ”, ky student,në çantën e të cilit si rrallëkush gjeje libra të shquar të emndimit, klasikë e modernë, na zbraz ngjyra, pas të cilave fshihen ndjesi dhe ide apo thjesht një emocion, që e tejkalojnë moshën, ose janë të pa moshë”, tha Qendro.
Në një stendë të veçantë ishin vendosur dhe disa libra, që në ballina kishin vizatime të Atjon Zhitit, kurse sipër tyre në një korrnizë të madhe ishte vendosur një ese, e gjitha si një poezi, që pikëzonte gjetjet dhe arritjet, vlerat artistike në pikturën e Atjon Zhiti, që kritiku e titullonte “Kutia me xixëllonja”.
Ja çfarë lexohej aty:“Një kuti me xixëllonja. E lënë nxitimthi në ikje e sipër atë praggjëme që pikëlloi shumëkënd. E mbetur diku, gjysmë e përmbysur mbi barin e kopshtit të magjepsur të fantazisë së tij. Dhuratë për këdo. Nga Atjoni.”
Përmes kësaj ekspozite Atjon Zhiti shfaqet në kopshtin e magjepsur të fantazisë së tij, i cili sipas kuratorit Gëzim Qendro: “Si fëmijë i çuditi të rriturit me sigurinë dhe fjalët e pjekura, si i rritur i habiti me spontaneitetin dhe pastërtinë e fëmijës. Ai kopsht ishte bota e tij të cilën s’mund t’ia merrte apo përdhoste askush, ishte profilaksi shpirtërore dhe strategji mbrojtjeje nga çmendina jashtë tij ku shkelet pa mëshirë çdo gjë me vlerë… Këto janë vetëm xixëllonjat që arritëm të mbledhim. Dhuratë për këdo. Nga Atjoni.”
Ekspozita do të qëndrojë e hapur edhe dy javë.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
54.2%
-
Jo
40.9%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 1796
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbi/ Studentët bllokojnë rrugët kryesore në Beograd, gatuajnë dhe luajnë futboll e volejboll (FOTOT)
27 Janar, 16:52
-
Augustin Palokaj: Një Donald Trump ndryshe
27 Janar, 16:46
-
‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, Rama ironi me ish-kreun e PD: Mos e prish gjumin, ty të marrin të keqen
27 Janar, 16:38
-
Tiranë/ Rama takim me strukturat e PS në njësinë 5, do prezantohet Erion Braçe pas largimit nga Lushnja
27 Janar, 16:31
-
Gjirokastër, rritet numri i grave të prekura nga kanceri i qafës së mitrës! Mjekët sugjerojnë kontrolle dhe Pap-Test
27 Janar, 16:31
-
Bien sirenat e para për largimin e Mottas nga Juventusi, "L'Equipe": Kanë kontaktuar Xavin!
27 Janar, 16:28
-
Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të shqetësohemi
27 Janar, 16:16
-
SHBA/ Benjamin Netanyahu do jetë në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme, ja çfarë pritet t'i kërkojë Trump-it
27 Janar, 16:08
-
Homan: Përparësi, largimi i emigrantëve që janë kërcënim për sigurinë
27 Janar, 16:05
-
Greqi/ Zbardhet vrasja e Irakli Davellës, arrestohen dy shqiptarët vrasës me pagesë! U gjendet një armë, dyshohet se e përdorën në atentat
27 Janar, 16:03
-
Miratohet shtyrja e afatit për aplikimin për statusin 'investitor strategjik' deri në fund të vitit 2026
27 Janar, 15:58
-
Mori komandën, trajneri i Egnatias: Kundër Vllaznisë ishte një finale e vogël! Brdaric: S'u shpërblyem për atë që dhamë në fushë
27 Janar, 15:58