“LAS MIGAS”, katër artiste sjellin
flamengon në një koncert në Tiranë

“LAS MIGAS”, katër artiste sjellin<br />flamengon në një koncert në Tiranë
Një spektakël i vërtetë i ndërthurjes së muzikës, këngës, kërcimit flamengo do të vijë sonte në Tiranë nga katër artistet spanjolle që kanë mrekulluar në ccdo tur.
“Las Migas” është quarteti nga Spanja i përbërë nga 4 artiste Alba, Marta, Alisia dhe Roser, me origjinë nga veriu dhe jugu i Spanjës, të cilat i lidh sëbashku pasioni i përbashkët: flamengo.

Ambasada Spanjolle në bashkëpunim me shoqatën ‘Syri Blu’ ka sjellë në Tiranë grupin “Las Migas”. Quarteti ‘Las Migas’ përfaqësojnë një etapë të re, një lloj spektakli të ri, repertor të gjerë dhe vizion për të ecur përpara.

Grupi përbëhet nga dy kitara, një violinë dhe një këngëtare/balerinë, duke sjellë një kuartet të pazakontë femëror të flamengo-s dhe muzikës mesdhetare, një shpërthim tingujsh të pastër, unik dhe rebel.

Ky është universi muzikor i Las Migas. Prej krijimit të tij viti 2004, kuarteti ka dhënë koncerte në teatro dhe festivalet më të rëndësishme të muzikës botërore. Koncerti vjen sonte në sallën koncertore të Katedrales Ortodokse, Ora 19.00.
  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin