“Lista e zezë” e SHBA-së, ja
sanksionet për të pabindurit

“Lista e zezë” e SHBA-së, ja<br />sanksionet për të pabindurit
Ambasadori amerikan Donald Lu foli dje, në protestën e Shoqërisë Civile, për miratimin e reformës në drejtësi, se deputetët të cilët do votojnë kundër reformës në drejtësi, do ndeshen me masa ndëshkuese nga SHBA.

"Do të ketë pasoja specifike negative nga Shtetet e Bashkuara për ata udhëheqës politikë që do të votojnë kundër kësaj reforme. Unë jam duke u dorëzuar partive politike hollësitë mbi këto pasoja sipas udhëzimeve specifike nga Uashingtoni. Unë siguroj se këto pasoja do të jenë të rënda dhe afatgjata",-u shpreh ambasadori Lu, duke folur për herë të parë për masa ndëshkuese nga SHBA ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, në rast se vota e tyre të enjten në orën 10 do jetë kundër draftit hibrid të reformës në drejtësi.

Si vendosen këto sanksione? Kongresi amerikan apo Shtëpia e Bardhë kanë cdo vit një listë që ata e quajnë “lista e zezë” e cila rifreskohet vazhdimisht dhe në të përfshihen emra individësh, politikanësh apo bisnesmenësh, si dhe kompani të ndryshme. Për çdo kategori, Shtëpia e Bardhë nxjerr një dokument, që quhet kumtesë, dhe përcakton sanksionet për cdo kategori.

Po cilat janë disa nga pasojat që do rëndojnë mbi ligjvënësit shqiptarë? 

Mekanizmi ndëshkues i SHBA-së ndaj personave apo individëve të veçantë është ai i futjes në "listën e zezë", që do të thotë ndalimi i hyrjes në SHBA dhe jo vetëm. Kjo pasi, nisur nga marrëveshjet e SHBA-ve me Bashkimin Europian, pasojat mund të shtrihen edhe në shtrihen edhe drejt vendeve të Bashkimit Europian. Pra, nëse një deputet përfundon në "listën e zezë" të SHBA, atij mund t'i hiqet e drejta e udhëtimit edhe drejt vendeve të BE. Pengimi i lëvizjes së lirë dhe refuzimi i vizave për personat në listën e zezë është vetëm një nga pikat kryesore dhe fillestare të sanksioneve.

Bllokimi i marrëdhënieve të personave me njollë me çdo zyrtar amerikan të çdo niveli është një tjetër sanksion që mund të izolojë karrierën e një politikani. Për deputetët që merren edhe me biznes, saksion i rëndë është refuzim i mundësisë së shkëmbimit tregtar apo të marrëveshjeve të biznesit mes personave të kufizuar dhe shtetasve amerikanë. Po ashtu, deputetët  rrezikohen nga ngrirja e llogarive bankare personale apo të kompanive në pronësi të këtyre personave, shoqëruar edhe me një sanksion tjetër rëndues që është bllokimi i pasurive të paluajtshme që këta persona mund të kenë në SHBA.

Në kategoritë e sanksioneve, përfshihet dhe ngrirje e aseteve dhe bllokim i licencimit për kompanitë ku janë të përfshirë këta persona. Ajo që duket më e rënda dhe e rrezikshmja të paktën për deputetët tanë, është një aleancë e mundshme e SHBA-së me shtete apo unione të tjera për të shtrirë të njëjtat sanksione. P.sh. SHBA mund të dakordësojë me Bashkimin Evropian për të unifikuar sanksionet e mësipërme.

lista shba

Redaksia online
(a.n shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar