Avionët rusë MiG ofrohen nga Moska pa pagesë dhe janë shkarkuar në aeroportin ushtarak në periferi të Batajnicës, në Beograd. Riparimi dhe rinovimi i këtyre mjeteve pritet të kushtojë rreth 235 milionë dollarë.
Ndërkohë, katër avionët e tjerë do të mbërrijnë në Serbi para 20 tetorit, për t’u ekspozuar në Beograd gjatë paradës në Ditën e Çlirimit. Gjithashtu, Rusia do të ofrojë falas edhe 30 tanke T-72 dhe makina patrullim.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com