Me kamerën e A1 Report, Albani do të udhëtojë në çdo cep të Shqipërisë, në ferma, plantacione apo investime shqiptare dhe të huaja për të sjellë realitetin dhe cilësinë e gjithçkaje çfarë në konsumojmë.
“Made in Albania” është gjithashtu një mënyrë mjaft e mirë për ti paraqitur publikut pikat turistike që tërheqin vëmendjen dhe prezencën më të madhe të turistëve vendas dhe të huaj duke sjellë edhe të gjitha problematikat e investitoreve te ketyre fushave.
Emisioni “Made in Albania” do të nisë në ekranin e A1 Report gjatë kësaj të shtune në 14:00. Me këtë format të ri televiziz A1 Report, shton edhe më tepër vëmendjen e treguar për natyrën, turizimin shqiptar duke kujtuar edhe emisionet e tjera si “Shtegëtim” me Ilir Matin, apo në tema të caktuara në emisionet Rreze Dielli dhe Urbanika.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)