Cheryl Cole shkëlqen në Foxcatcher gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

Ajo ishte mbretëresha e tapetit të kuq me një imazh tepër tërheqës.

Cheryl kishte veshur një fustan të zi që i vinte nga pas i gjatë dhe i shkurtër tek këmbët përpara.

cheryl cole

Fustani theksonte këmbët e tonifikuara dhe madhështinë e pamjes së saj mbi tapetin e kuq.

Flokët i kishte mbledhur nga pas në still rrëmujë dhe tualeti ishte me pak tone të errëta.

Gjithashtu aktorja Jessica Chastain, kishte veshur një fustan ngjyrë vjollcë në stil me bisht nga pas.

Ndërsa, aktorja  Eva Longoria kishte veshur një fustan të gjatë në stil sirenë, copë nudo që e njëtrajtësonte pas trupit të saj.