“Maks Velo-Retrospektivë” zbulon
 trysnitë e kohëve/ Ekspozita

“Maks Velo-Retrospektivë” zbulon<br /> trysnitë e kohëve/ Ekspozita
Galeria Kombëtare e Arteve, duke njohur personalitetin e Maks Velos, ka zbuluar jetën artistike dhe mbijetesën e tij njerëzore që nga vitet 1960-të e deri në ditët tona. Proçesi i njohjes e veçon artistin Maks Velo për vlerat e veçanta që mban krijimtaria e tij, për rrugën “rebele”, sesi ajo u zhvillua në kohët komuniste, për mbijetesën e artistit në mungesë të lirisë, për këmbënguljen e tij në debatin social, politik dhe ekonomik mbi cilësinë e jetës së individit dhe të shoqërisë shqiptare.

Në këtë atmosferë zhvillimesh të artit shqiptar, ekspozita retrospektivë e Maks Velos dhe albumi që shoqëron ekspozitën janë shenja vetjake e artistit në hapësirën e madhe të saj.

Ekspozita e kuruar nga Suzana Varvarica Kuka është një prezantim i retrospektivës së krijimtarisë së piktorit dhe arkitektit Maks Velo dhe do të shpalosë për publikun gjatë muajit shtator, panoramën më dinjitoze të ekspozimeve të artistit.

Ekspozita merr përsipër të bëjë publike jo vetëm punimet e artit të Maks Velos, të cilat janë në teknikat e pikturës në vaj e akrilik, në teknikat e grafikës, në lavi dhe bojë kine, në vizatim laps e pastel dhe në skulpturë  bronz e allçi, por përmes tyre i propozohet publikut të zbulojë ritmin e krijimit, ndikimet mbi krijimin, transformimet dhe provat e artistit nga një gjini në tjetrën, si dhe nga një teknikë në tjetrën. Veprat e ekspozuara demonstrojnë në mënyrë të qartë trysnitë e kohëve mbi artistin. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 04 Tetor 2015.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë