“Mallkimi i priftëreshave…" i 
Meksit përzgjidhet për "Balkanika"

“Mallkimi i priftëreshave…Meksit përzgjidhet për "Balkanika"">
Romani "Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë" i shkrimtares Mira Meksi u përzgjodh nga juria kombëtare për të marrë pjesë në kompeticionin për çmimin e madh letrar "Balkanika".
 
Juria ndërkombëtare e shpall këtë çmim në 4 tetor 2015 ne Sofje të Bullgarisë. Shkrimtarja Mira Meksi merr pjesë për herë të dytë në këtë kompeticion. Romani "Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë" u botua në shqip nga Toena, në tetor të vitit 2014. Për këtë roman dhe vlerat e tij letrare janë shkruar me dhjetëra artikuj vlerësues në median e shkruar. Ndërsa juria ndërkombëtare e çmimit letrar "Balkanika" do të mblidhet në Sofje të Bullgarisë për të zgjedhur veprën dhe autorin më të mirë të Ballkanit, punimet e kësaj jurie, që do të drejtohen nga prof. amerikan Andreë Ëachtel. Aktivitei do të mbahet nga data 2-4 tetor.
 
Pikërisht në pasditen e 4 tetorit do të zhvillohet edhe ceremonia e kurorëzimit të shkrimtarit më të mirë të Ballkanit për vitin 2014. Kjo ceremoni përkon këtë vit me 20 vjetorin e themelimit të Fondacionit Balkanika dhe do të kremtohet në prani të mjaft personaliteteve të fushës së letërsisë të ftuar nga e gjithë bota. Çmimi letrar Balkanika ndahet sivjet për të 18-in vit radhazi.
 
Më parë atë e kanë fituar David Albahar nga Serbia, Anton Donchev nga Bullgaria, Nikos Bakolas nga Greqia, Vasile Andru nga Rumania, Venko Andonovski nga Maqedonia, Fatos Kongoli nga Shqipëria, Ayfer Tunç nga Turqia, Dimitar Shumnaliev nga Bullgaria, Maro Douka nga Greqia, Tahsin Yücel nga Turqia, Vladislav Bajac nga Serbia, Sema Kaygusuz nga Turqia, Ismail Kadare nga Shqipëria, Aleksandar Prokopiev nga Maqedonia dhe Nedim Gürsel nga Turqia dhe Zdravka Evtimova nga Bullgaria. Juria Kombëtare e përbërë nga prof. Jorgo Bulo (kryetar), prof. Ali Aliu, si dhe Piro Misha, Diana Çuli, Preç Zogaj e Sonila Kapo punoi dhe shqyrtoi prurjet në letërsinë shqipe gjatë tre viteve 2012, 2013, 2014. Me më pas vendosi që në këtë edicion të përfaqësohemi me romanin e shkrimtares së mirënjohur Mira Meksi "Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë".
 
mira meksi libri

Argumentimi i jurisë kombëtare në lidhje me këtë zgjedhje:

"Romani i Mira Meksit "Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë" - një rrëfim midis historisë dhe legjendës, në një sfond jo vetëm gjeografik por dhe kulturor-mitologjik iliro-helenik, ka një përmasë mesdhetare ballkanike që e bën konkurrent në një ballafaqim veprash që pretendojnë çmimin "Ballkanika".

Shkrimtarët që janë në garë me shkrimtaren Mira Meksi për këtë edicion të çmimit letrar Balkanika janë:

Svetla Georgieva - Bullgaria
Christos Chryssopoulos - Greqia
Stefan Agopian - Rumania
Dimitrie Duracovski - Maqedonia
Yigit Bener - Turqia
Filip Devan - Serbia
 
Çmimi letrar “Balkanika” është më i rëndësishmi çmim letrar për rajonin e Ballkanit. Fondacioni që jep këtë çmim është themeluar në vitin 1995  me iniciativën e botuesit Nikolay Stoyanov në Bullgari. Libri që paraqitet në konkurrimin për çmimin letrar “Balkanika” zgjidhet nga një juri kombëtare. Kjo juri përzgjidhet nga shtëpia botuese përkatëse e çdo vendi pjesëmarrës.

Dy kritere jashtëletrare që duhet të përmbushin librat që hyjnë në konkurrim, përpara se të shqyrtohen për vlerat letrare që mbartin, janë: libri duhet të jetë botuar në gjuhën origjinale gjatë tre viteve të fundit dhe duhet të jetë i përkthyer në gjuhën angleze ose frënge (jo domosdoshmërisht të jetë i botuar në këto gjuhë), për t’u lexuar nga juria ndërkombëtare.

“Balkanika” është një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të rajonit të Ballkanit, që vitet e fundit po evidentohet si një lloj çmimi “NOBEL” në letërsinë ballkanike.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror