“Man Booker Prize” shkon në
Xhamajkë, fituesi Marlon James

“Man Booker Prize” shkon në<br />Xhamajkë, fituesi Marlon James
Shkrimtari nga Xhamajka, Marlon James u shpall sot fituesi i çmimit prestigjioz për letërsi, “Man Booker Prize 2015” për romanin e tij “A Brief History of Seven Killings”, inspiruar nga tentimet për ta vrarë Bob Marley-n, në vitet 1970, raporton BBC.

Michael Wood, kryetari i jurisë, e përshkroi romanin si librin “më emocionues” në listën e ngushtë të garuesve.

Marlon është i pari autor nga Xhamajka që fiton këtë çmim me vlerë 50.000 funta. Gjatë marrjes së çmimit ai tha se ai tha se një pjesë e madhe e romanit është frymëzuar nga muzika reggae.

Ky ishte edicioni i 47-të i çmimit prestigjioz “Man Booker Prize” që për herë të dytë përfshiu të gjithë shkrimtarët që shkruajnë anglisht nga e gjithë bota.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe