“Maqedonasit e serbët po pakësohen,
numri i shqiptarëve është në rritje”

“Maqedonasit e serbët po pakësohen,<br />numri i shqiptarëve është në rritje”
MAQEDONI-Në 13 vitet e fundit rritja natyrale te maqedonasit, serbët dhe vllehët është negative, derisa te shqiptarët, turqit, romët dhe boshnjakët ajo është vazhdimisht në rritje, pohon Donço Gerasimovski, analist demografik dhe ish drejtor i Entit Shtetëror i Statistikës.
 
“Më shumë se dhjetë vjet rritja natyrore te maqedonasit, serbët dhe vllehët është negativ. Popullata krishtere po pakësohet për rreth 3.500 persona në vit.
 
Për dallim nga ajo, popullata me besimit mysliman, gjegjësisht shqiptarët, turqit, romët dhe boshnjakët po rritet në vit për 6.500 persona. E këtillë është gjendja nga viti 2004 deri në vitin 2014.
 
Trendi i pakësimit të maqedonasve është pothuajse në 58 komuna, ndërsa në disa numri po lëviz prej 2.000 deri në 3.000 në vit. Më shumë vdesin sesa lindin”, thotë Gerasimovski, shkruan INA.
 
Sipas regjistrimit të vitit 2002, në popullatën e përgjithshme, maqedonasit janë 64.2 për qind, shqiptarët 25.2, turqit 3.9, romët 2.7, serbët 1.8, vllehët 0.5, boshnjakët 0.8.
 
Kjo do të thotë se prej vitit 1948 deri në vitin 2002, numri i shqiptarëve është rritur rreth 10 për qind, ndërsa rritja është akoma më e madhe në dekadën e fundit. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete