“Masakra” e CEZ: 7 muaj
1 mln euro gjobë shtetit

“Masakra” e CEZ: 7 muaj <br />1 mln euro gjobë shtetit
TIRANE- Nga shkurti deri në gusht të këtij viti, CEZ Shpërndarje ka kërkuar nga më se 6.800 klientë të saj të zhdëmtojnë sasinë e energjisë që mesatarisht përdoret nga e gjithë Shqipëria në dy ditë kalendarike. Atyre u është faturuar një dëm ekonomik në masën 4.3 milionë euro në total, si fatura financiare për humbje të shkaktuara në rrjet, me fjalë të tjera, duke i cilësuar ata si vjedhës të energjisë. Një e katërta e tyre janë objekte apo institucione me pronar shtetin. Këta të fundit duhet të shlyejnë më shumë se një milion euro dëm ekonomik. Listën e këtyrëe subjekteve "Shqiptarja.com" e boton sot të plotë, duke vënë në dukje se ajo përbën sasinë e gjobave të vendorura vetëm në shtatë muaj. Sikurse kemi treguar në shkrime të mëparshme lidhur me këtë temë, drejtuesit e kompanisë u kanë kërkuar me urdhër vartësve të tyre që herë pas here të nisnin fushata të pajisjes me kontrata provizore për qytetarë apo institucione, ndonëse më parë kishin ndaluar përdorimin e këtyre kontratave, të cilat në thelb nuk janë të rregullta.
MATESIT
Pak kohë më parë, shteti i vendosi një gjobë në masën 500 mijë euro CEZ-it për arsye se nuk kishte respektuar aktet ligjore për vendosjen e matësve të kontrolluar nga kompani private të licensuara dhe në prani të autoriteteve të Metrologjisë. Me sa duket, drejtuesit e kompanisë janë më shumë të interesuar të tërheqin paratë në mënyra të tilla, se sa të vendosin rregullin një herë e mirë, duke përmbushur edhe aë synim, për të cilin u privatizua shërbimi i shpërndarjes së energjisë elektrike: t'u jepet fund vjedhjeve. Në rast se vendosen matës të kalibruar e të sigurtë, nuk ka pse të përdoren vlerësime aforfe të dëmit ekonomik, që askush nuk e llogarit dot sa është. Por, pronarët e rinj po tregojnë se objektivi i tyre nuk është vendosja e sektorit në shinat e ligjshmërisë.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi